Barazim i merituar i boksierit nga Struga, Agron Xhila

Date:

05:32:25                      2016-12-27

 

 

 

 

 

Në turneun tradicional „Boxing Day“ që u mbajtë në Bernë të Zvicrës, boksieri shqiptar Agron Xhila është rikthyer me sukses në ringun e boksit profesionist, duke barazuar me boksierin e njohur nga Uruguai, Jorge Rodriguez Olivera, me vendimet e gjyqtarëve (76:76, 76:76, 79:74).

 

 

 

 

Në kategorinë „cruiser“, pas një pauze më tepër se njëvjeçare, Agroni është rikthyer me sukses në ringun e boksierëve më të mirë botërorë, duke barazuar me ish numrin pesmëbëdhjetë të ranglistës së më të mirëve në botë, uruguajasin Jorge Rodriguez Olivera. Sipas asaj që shkruan „Der Bund“, të dy boksiertë nuk treguan ndonjë meç interesant, ndërsa në raundin e pestë, Agroni për pak sa nuk u rrëzua përtokë, por e rikuperoi veten dhe ia doli në fund për të fituar një barazim të merituar, përcjellë „Shtegu.com“. Duke pasur parasysh pauzën e gjatë prej 15 muajsh, është ky një sukses dhe dëshmi se Agron Xhika do të rikthehet në konkurrencën e më të mirëve në botë. Përndryshe, Agroni është nga Struga, por me vendbanim në Burgdorf të Zvicrës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...