Francë: Arrestohen tre vrasësit e dyshuar të shqiptarit

Date:

22:17:16            2016-11-11

 

 

 

 

Në Lyon të Francës, të enjten janë akuzuar tre persona të rrethinës Saint-Chamond (Loire), të dyshuar se kanë vrarë një shqiptar, për llogari të papastruara të kontrabandës me lëndë narkotike.

 

 
Më 09 qershor të këtij viti, kufoma e një shqiptari ishte gjetur në një hendek nga një këmbësor, në afërsi të lokacionit Lorette Loire.
Trupi i pajetë i shqiptarit rreth të tridhjetave, posedues i një pasaporte rumane, ka qenë i qëlluar me disa plumba, shkruan e përditshmja franceze „Le Parisien“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Vetura e tij e llojit „Mercedes“ është gjetur e djegur të njëjtën ditë në komunën fqinje Cellieu (Loire).

 

 

 

Tre të dyshuarit, të moshës 30-, deri 45, të njohur edhe paraprakisht nga policia franceze, për kontrabandë me lëndë narkotike, janë arrestuar të hënën në Loire, në kuadër të hetimeve të policisë gjyqësore.

 
Pas arrestimit të tyre, ata janë paraqitur para një Gjykate rajonale të specialzuar në Lyon.
Ata akuzohen për vrasje si bandë e organizuar, veprime të ndryshme kriminale dhe shkatërrimin e veturës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...