Arrestohet shqiptari që kishte fshehur kokainin në qese të fshesës elektrike

Date:

19:42:20               2016-08-24

 

 

 

 

 

Pasditen e së hënës. më 22 gusht të këtij viti, në autostradën A 3 të pushimores „Kattenhorst“ në Gjermani, është arrestuar një shqiptar 32-vjeëar. Me një veturë të llojit „Mazda“, me autotarga të Paderbornit, ai ka qenë duke u kthyer nga Amsterdami. Në Holandë kishte qëndruar tre ditë, për të vizituar një kusheri. Por, hetuesve u kishte rënë në sy se me vete nuk kishte pasur kurrfarë bagazhi. Pas kontrollit më të detajuar të veturës, policia gjermane ka gjetur një qese të fshesës elektrike në të cilën kanë qenë të vendosur gjithsej 1,12 kilogram kokain, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Pas masave të ndërmarra policore, rasti i është dorëzuar zyrës doganore në Essen për hetim të mëtutjeshëm. Vlera e përgjithshme e shitjes në treg të zi, e kokainit kap shumën prej 77.000 euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...