Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Date:

Ilirida Arbërore

Iliridë,
tokë e lashtë e Dardanisë,
zemër e Shqipërisë.
Nga Shkupi ke dritën e lirisë,
n’jehonën e lashtë të shqiptarisë.

Në Çagran, sot të rron trimëria,
në Likovë Çair të buron krenaria.
Haraçina e Studeniçani kanë mikpritjen me nder,
ruajnë gjuhën e zakonet përherë.

Tetova në Sharr qëndron si kala,
Se një besë të lartësuar ka.
Gostivari Kumanova dëshmon
me lavdi,
se kjo tokë e lashtë ruan shqiptarinë.

Sa herë të ndanë me kufi,
s’mundën të ta ndajnë gjuhën e historinë.
Se emri yt nuk shkruhet veç në letër,
por rron në zemra si amanet i vjetër.

Ti ke mall të jetosh si vend i Shqipërisë,
aty ku buron kënga e Arbërisë.
Një flamur kuqezi të të valojë mbi,
t’i tregojë botës se mban shqiptari.

Në çdo fshat e qytet të jehon kënga shqipe,
me një zë të brezave që kurrë nuk të venitet.
Iliridë Arbërore, nder e lavdi,
në zemrat tona je Shqipëri.

Akad. Miftar Tërshnjaku

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...