Mexhiti: Sonte hapëm shtabin në Dizhon 1, dhe fituesi tashmë dihet!

Date:

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në lagjen Dizhon 1, ku ka deklaruar se “fituesi tashmë dihet” dhe se më 19 tetor pritet një ditë historike për qytetin.

Mexhiti u shpreh se mbështetja qytetare për kandidaturën e tij është e plotë dhe se fitorja e VLEN-it do të jetë “madhështore, sepse është fitore e qytetarëve që kanë vendosur të ecin përpara me dinjitet dhe shpresë”.

“Çairi është me ne! Çdo lagje, çdo familje, çdo i ri dhe çdo prind janë rreshtuar krah nesh, sepse e dinë se rruga jonë është e pastër dhe e ndershme, për t’i sjellë Çairit qeverisjen që meriton”, theksoi ai.

Mexhiti kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për “interesa personale, pazare politike dhe përçmim ndaj njerëzve”, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë u kanë kthyer shpinën.

Ai përfundoi duke thënë se 19 tetori do të shënojë “një fitore të madhe, që do të hapë një epokë të re për Dizhonin 1 dhe për Çairin”. (Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...