Osmani: Maqedonia është ulur në prehrin e “Botës serbe”

Date:

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke u larguar nga Bashkimi Evropian dhe po afrohet drejt botës serbe. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se është zhdukur krejtësisht diskursi publik për BE-në në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut vërtet është në një udhëkryq serioz edhe në gjeopolitikë, shumë keq janë punët. Për shkak se diskursi publik me Bashkimin Evropian është zhdukur krejtësisht, unë kam thënë gjithmonë se problemet e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë kur BE-ja nuk do të jetë më kartë fituese për zgjedhje”, tha Osmani.

I njëjti shtoi se shqiptarët janë pro BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe se partitë politike maqedonase i ikin kësaj teme.

“VLEN-i i ik, sepse ka dështuar nga premtimet e saj se do të bëjë një shtytje në këtë proces dhe kemi mbetur vetëm ne, të cilët jemi një zë i vetëm që tentojmë ta mbajmë gjallë si temë. Problemi i vetëm është se largimi nga BE-ja nuk të fut në vakuum, në status quo, të fut në drejtim tjetër. Prandaj, alternativa është BE ose bota serbe, pa asnjë milimetër vakuum ndërmjet. Një hap më pak drejt BE-së është një hap më shumë drejt botës serbe. Andaj gjithmonë shqiptarët kanë qenë më pro-evropianë”.

Për shkak se ata, ka thënë.më tej ai, edhe në vetëdije edhe në nënvetëdije, e dinë se ndërprerja e rrugës andej të dërgon këndej. “Këtë po e shohim në jetën praktike, ne krejtësisht jemi ulur në prehrin e botës serbe, politikisht dhe në të gjitha aspektet”, tha Osmani. (Klankosova.tv)

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...