Kush është personi nga Austria të cilin e arrestoi policia maqedonase ?!

Date:

Pesë muaj pas përpjekjes për atentat ndaj një 36-vjeçari në rrethinën Brigittenau të Vjenës, gjatë të cilit ishte plagosur edhe një fëmijë 13-vjeçar me biçikletë, tashmë është arrestuar autori i sulmit. Tridhjeteshtatëvjeçari është arrestuar të martën në kufirin serbo-maqedonas, thuhet në një komunikatë të policisë austriake të lëshuar gjatë të premtes, të cilën e citon „Krone.at“, njofton „Shtegu.com“. Aktualisht, ai është në burg në Maqedoni, ndërsa është duke u përgatitur edhe ekstradimi i tij.

 

 

I dyshuari është paditur për tentim vrasjeje të dyfishtë, ka deklaruar zëdhënësi i policisë austriake, Thomas Keiblinger. Sipas të dhënave të viktimës 36-vjeçare, zënka është shkaktuar për shkak të borxheve midis dy personave.

 

 

Gjatë të shtënave me armë, një fëmijë 13-vjeçar i një politikani lokal, rastësisht ka qenë duke kaluar me biçikletë atypari dhe qëllohet me armë në bark, ndërsa 36-vjeçari e kishte qëlluar sulmuesin në mollaqe. Që të dy viktimat nuk kanë pësuar plagë të rrezikshme për jetë.

 

 
Pas aktit të kryer, sulmuesi kishte ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me autotarga të Beogradit. Hetuesit policorë e kishin sqaruar identitetin e sulmuesit duke shpallur fletarrest ndërkombëtar për te. Pas arrestimit të tij nga autoritetet maqedonase, 37-vjeçari ishte identifikuar me ndihmën edhe të një ekipi ndërlidhës austriak.

 

00:02:11      2015-12-13

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...