Pronarja në Zvicër gjobitet me 100 mijë franga, pasi kishte rinovuar ndërtesën pa autorizim

Date:

Gjykata Federale zvicerane sanksionoi një grua që kishte rinovuar një ndërtesë pa autorizim dhe kishte marrë shumë qira

Një grua që posedon një ndërtesë tetëkatëshe në lagjen e Gjenevës, Pâquis, sapo është gjobitur me 100 mijë franga. Gjykata Federale zvicerane e sanksionoi rëndë atë për rinovimin e gjashtëmbëdhjetë apartamenteve pa autorizim midis viteve 2011 dhe 2015, raporton „Tribune de Genève“, transmeton portali Shtegu.

Më pas, pronarja i vendosi qiratë shumë të larta, duke mbledhur në mënyrë të padrejtë 212 mijë franga zvicerane. Ajo do të duhet ato t`ua rimbursojë qiramarrësve të mashtruar. Këshilltari shtetëror Antonio Hodgers, i ngarkuar me departamentin e territorit, shprehu kënaqësinë e tij, pasi organi suprem ka „ndjekur plotësisht konkluzionet“ e shërbimeve të tij. Ai beson se shteti është „konfirmuar në veprimin e tij për të mbrojtur banorët nga shkeljet e mundshme gjatë rinovimit të ndërtesave“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...