Asnjëherë në historinë e futbollit botëror, në ndonjë konkurrencë të fortë, asnjë lojtar nuk është dënuar deri më tani me katër vite! Bile edhe kur ka qenë fjalë lidhur me kokainin, si dhe steroide, dënimi ka qenë vetëm disa muaj.
Nga njëra anë ndoshta UEFA dëshiron t`i frikësojë shkelësit e kësaj rregulle, pas aplikimit të tolerancës zero të këtij rregulli. Është e vërtetë se Arijan Ademi ka gabuar, shkruan „Goal.com“, njofton „Shtegu.com“. Edhe ai është i vetëdijshëm për këtë gjë. Shumë lehtë mund të imagjinohet skenari se si Arijani ka marrë rastësisht diçka të palejuar. Dhe për këtë jemi të bindur se UEFA e ka zgjedhur mu shqiptarin nga Maqedonia (lojtar i Dinamo Zagreb) që ta „qethë“ mirë, si shembull për ndëshkimet e rënda që do të pasojnë. Larg asaj se Arijani e ka merituar një dënim të tillë.
Pra, katër vite suspendim është dënimi më i rëndë në historinë e futbollit për një delikt të tillë.
Paraprakisht disa futbollsitë me vetëdije të plotë kanë marrë steroide e droga të rënda dhe janë dënuar me disa muaj suspendim. Ja disa shembuj:
– Diego Maradona është dënuar me 18 muaj për efedrin në gjak, e më vonë 15 muaj për kosnumim të kokainit
– Shqiptari Dragusha ishte suspenduar me dy vite pasi në një ndeshje të Kupës së UEFA-s i ishte gjetur nandrolon
– Stan Lazaridis në Australiji kishte përdorur bar të ndaluar dhe ishte dënuar me 12 muaj suspendim etj. etj.

