Komedi Stambolli, e gjithë bota po qeshet me turqit

Date:

Protestuesit turq, të cilët mbrëmjen e së premtes ishin tubuar në Stamboll, në mënyrë që të protestojnë kundër interevenimit rus në Siri, i kanë gabuar flamujt dhe me vezë kanë gjuajtur në drejtim të konsullatës holandeze.

 

 

Protestuesit janë tubuar në rrugën e njohur Istiklal, arterjen e këmbësorëve të pjesës europiane të qytetit, duke u drejtuar nga ndërtesa e konsullatës ruse e duke u kërcënuar se do të protestojnë kundër sulmeve ruse të cilat janë drejtuar edhe nga banorët turkofonë në Siri.

 

 

Duke marshuar rrugës Istiklal, fillimisht kishin arritur deri te konsullata holandeze dhe menjëherë që panë flamurin trengjyrësh, ata filluan ta sulmojnë ndërtesën me vezë, shkruan gazeta turke „Hurriyet“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Vetëm kur filluan të shpërndahen, ata e kuptuan se konsullata ruse ka qenë në ndërtesën fqinje, përskaj asaj holandeze, por për vazhdim të sulmit ka qenë tepër vonë, pasi të gjitha vezët i kishin shpenzuar.

 

 

„Protestuesit e irrituar turq shpeshëherë nuk na dallojnë nga fqinjët tanë të parë, konsullatën ruse. Kështu ndodhi edhe kësaj radhe“, ka shkruar në Twitter konsulli i përgjithsëm i Holandës, Robert Schuddeboom.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...