Organizon plaçkitje në bankë për ta kaluar dimrin në burg të ngrohtë

Date:

Pasi dimrin e paralajmëruar donte ta kalojë në ndonjë burg të ngrohtë, një shtetas austriak nga Köflach, pasditen e së premtes ka kërcënuar një bankë me plaçkitje. Fillimisht, ai kishte dështuar, por herën e dytë arriti të sigurojë të hollat. Pas pak, personi i papunë është arrestuar në një restorant të afërt, pa dhënë ndonjë rezistencë.

 

 

I dëbuar nga e dashura e tij, pasi kishte shfrytëzuar edhe afatin e papunësisë për kompensim, duke i shtuar edhe dimrin e fortë të paralajëmruar – ishin disa paralajmërime të errëta për një shtetas austriak. Dëshira e tij në këtë moment ishte: Një vend të ngrohtë në burg, shkruan „Krone“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Rreth orës 15.45, ai kishte hyrë në bankën Raiffeisen, në Köflach: pa maskë, njërën dorë të mbështjellur me një peshqir, për t`i bindur të tjerët se nën te ka armë. „Plaçkitje, m`i sillni të hollat!“, iu kishte drejtuar nëpunësve. Por, ata nuk ia plotësuan urdhërin personit të cilit i vinte era alkool, prandaj ai ishte i detyruar të tërhiqet. Pasi konsumoi edhe një birrë, ai ishte kthyer sërish në bankë, me shpresë se do të ballafaqohej me policinë, por më kot. Prandaj ai organizoi edhe sulmin e dytë, duke blerë një thikë dhe sërish hyn në bankë. Me këtë rast, ai kërcënon një nëpunës me thikë, i cili ishte i detyruar t`i japë të holla.

 

 
Pas kësaj, ai shkon në një restorant në afërsi dhe të hollat e plaçkitura si dhe thikën, i vendosë në banak. Me të hollat e plaçkitura, ai i pagoi të gjitha borxhet që i kishte në retorant dhe në pritje të policisë, i urdhëroi të gjithë mysafirët që të dalin nga lokali. Për policinë austriake nuk paraqitej ndonjë vështirësi e madhe për ta gjetur sulmuesin, i cili pa ndonjë rezistencë u arrestua. Si duket, austriakut 47 vjeçar iu plotësua dëshira për burg, edhe ate bile për një kohë më të gjatë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...