Policia zvicerane arreston një plaçkitëse serbe dhe një kosovare

Date:

Policia zvicerane ka arrestuar të enjten një serbe 42-vjeçare dhe një kosovare 45-vjeçare, bëjnë të ditur mediet zvicerane. Ato u arrestuan duke iu falënderuar një informate nga popullata.

 

 

Sipas një komunikate të Policisë kantonale të Aargaut në Zvicër, të dyja gratë të mërkurën kishin hyrë në një banesë në Rheinfelden, duke plaçkitur të holla dhe një orë dore, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Më pas, ato fatin e kishin provuar në Möhlin, duke cingërruar në një banesë. Por, banori i cili kishte qenë i pranishëm, i kishte dëbuar ato. Më pas, ai i kishte vëzhguar se si ato kishin hipur në një veturë të llojit „Opel“ dhe menjëherë e kishte lajmëruar policinë e cila kishte reaguar me disa patrulla.

 

 

 

Në fshatin Wallbach, policia më në fund i ka arrestuar dy të dyshuarat, me ç`rast ishin gjetur disa qindra franga zvicerane dhe pajisje për plaçkitje. Letërnjoftimet e huaja të dy grave kanë qenë të falsifikuara, ndërsa ndaj 45 vjeçares kishte qenë i lëshuar një fletarrest për plaçkitje të mëparshme.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...