Videoja që po tronditë botën: Policia turke tërheqë zvarrë një kurd të vdekur

Date:

Policia turke e ka tërhequr zvarrë një kurd të vdekur, përmes litarit të lidhur në veturën policore në Sirnak. Kjo ka zemëruar shumë qytetarë të Turqisë dhe më gjerë.

 

Një veturë e rëndë policore ka tërhequr kufomën e një personi, me litar të lidhur në qafë nëpër rrugë të shtruar me bekatonka, në qytetin lindor turk, Sirnak. I vdekuri është aktori 24-vjeçar kurd, Haci Lokman Birlik, ndërsa veturën e kanë ngarë policë turq. Kjo foto ka shkaktuar zemërim të madh në Turqi, ndërsa videon e ngjarjes sipas „Die ëekt“ e ka publikuar një polic turk, transmeton „Shtegu.com“.

 

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu e ka gjykuar rastin në fjalë. „Për një shtet juridik, një trajtim i tillë nuk është aspak i pranueshëm, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë terrorist të vdekur“, ka deklaruar ai, duke paralajmëruar hetime më të hollësishme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=CxT68ScknV8

 

Mbetet e paqartë se si është vrarë Birlik. Davutoglu ka deklaruar se ai është vrarë gjatë një sulmi të tij ndaj një veture policore, ndërsa agjencia kurde e lajmeve Diha del me një version tjetër të vrasjes së tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...