Kështu duket Ferrari kur gjëmon në autostradë me 372 km/h (VIDEO)

Date:

Nëpër autostradat gjermane pothuajse nuk është duke ndodhur asgjë – mund të lodhesh prej saj nga monotonia.

Aktualisht, një video me shpejtësi marramendëse është duke qarkulluar nëpër irrjetet sociale, informon Shtegu.com. Aty mund të shihet se si vozitësi i një Ferrari LaFerrari qarkullon me shpejtësi të madhe në autostradën pothuajse të zbrazët gjermane A7 – me dorën e majtë duke mbajtur timonin, ndërsa me të dkathën duke filmuar skenën.

Klipi fillon në daljen në autostradë në drejtim të Hanoverit dhe Göttingenit.

Vozitësi i Ferrarit i tejkalon vetëm gjashtë automjete në ngasjen e tij të plotë (një autobus, një kamion, katër makina) dhe ka qarkullim të lirë në korsinë e mesme. Më në fund ai arrin shpejtësinë marramendëse prej 372 km/h dhe atëherë ai e heq këmbën nga gazi.

Ferrari LaFerrari (nga 0 në 100 në më pak se tre sekonda) ishte ndërtuar në mes të viteve 2013 dhe 2018 dhe me 963 kf, deri vonë ishte prodhimi më i fuqishëm Ferrari.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...