„Vogëlushja me bishtaleca“ i bën krenarë shqiptarët në Zvicër
Zhaklina Dhimojani, kjo vajzë me bishtaleca që ishte e përkëdhelura e publikut shqiptar në filmin me titull “Mimoza llastica”, ishte mysafire e Rudina Magjistarit gjate një interviste në Skype u prezantua edhe me stilin antikuar, me të cilin ka zgjedhur të arredojë shtëpinë e saj.
Aktualisht, Zhaklina Dhimojani nënë e një vajze jeton në Bernë të Zvicrës, me familjen e saj, bashkëshortin Stefan dhe vajzën Alexandra. Natyrisht që vazhdon të ruajë sharmin që ka pasur në rini, por tashmë krenohet dhe sfidohet njëkohësisht nga vajza e saj 23-vjeçare, të cilën ajo shkurt e quan Alexi, një modele e famshme në Zvicër. Para pesë vitesh vajza e saj, që i ngjan shumë së ëmës konkurroi në spektaklin e bukurisë për “Miss Bern”, me ç`rast zviceranët e krahasuan me Angeline Jolie, sa i takon pamjes.
E larguar nga Shqipëria në vitet ’90-të, ajo la tek publiku shqiptar shijen speciale si aktore e angazhuar pak në kinema, përkatësisht në filmat “Mimoza llastica“ në vitin 1973, “Qortimet e vjeshtës” në vitin 1981, dhe “Babai i studentit”, në vitin 1988.
Aktorja Zhaklina Dhimojani e cila njihet për rolin e saj si Mimoza Llastica ka treguar jetën në karantinë në Zvicër. E izoluar bashkë me familjen, Zhaklina shprehet se zviceranët mendojnë se kanë imunitet si popull dhe se atje nuk janë vendosur shumë masa. Aktorja shtoi gjithashtu se mezi e ka bindut të shoqin që të qëndronte me të në shtëpi, pasi ai është efektiv policie.
“Këtu nuk është aq tragjike situata, në përgjithësi është e ndaluar të bësh grupe me më shumë se 5 persona, në rrugë mund të dalë kushdo, nuk kontrollohet, mund të shkosh kur të duash për të bërë pazarin, kërkohet distanca. Zviceranët në përgjithësi nuk kanë frikë si ne mesdhetarët. Para pak javësh një grua kur më pa me maskë, më tha: Ej, jemi në Zvicër ne! Mendojnë se janë me imunitet si popull.
Jam në shtëpi me familjen, kam një vajzë, është në universitet, studion për shkencat e Lindjes së Mesme, do bëhet politikane e mirëfilltë. Im shoq është në shtëpi pasi këmbëngula unë, del vetëm për ndonjë konferencë shtypi ose ndonjë emision. Im shoq është shefi i përgjithshëm i policisë.
Marrëdhënia ime me karantinën është kështu: Ditët e para rrija vetëm në kuzhinë, pastaj ra entuziasmi i kuzhinës, fillova pastrimin e garderobës, sport në oborr, shoh Netflix, nuk kam lexuar shumë të them të drejtën. Nuk jam një tip që më mungon shumë e dalura, por më bën keq ideja që nuk mund të pres një biletë avioni e të shkoj diku”, u shpreh aktorja, transmeton Shtegu.com.
Përndryshe, Zhaklina Dhimojani Blattler përfaqëson imazhin model të shqiptarit të përkushtuar jo vetëm ndaj vendit të origjinës, por dhe simbol i denjë i shqiptarit të mirëintegruar e respektuar në shoqërinë zvicerane.
Gjate viteve të qendrimit të saj në Zvicër, zonja Dhimojani Blattler ka kontribuar si në fushën sociale ashtu dhe kulturore. Marrëdhenia e saj profesionale si bashkpunëtore pranë Zyres Federale te Refugjatëve, duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me fenomenin e kërkesës për azil, ka nxitur tek znj. Dhimojani Blattler nevojën e mëtejshme të integrimit të subjekteve azilkerkues, kjo edhe në planin kulturor të tyre.
Ne kuadrin kulturor, zonja Dhimojani Blattler është angazhuar personalisht në organizimin e grupit teatral për fëmijë në Bernë, pranë bashkisë së Köniz-it si dhe të eventeve në nivel kantonal. Ajo ka qënë organizatore, promovuese dhe financuese e Koncertit të Madh me instrumentistë shqiptarë në Katedralen e Bernës, në shkurt 2014. Për organizimin e këtij aktiviteti dhe impaktin që pati ai, Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, znj. M.Kumbaro i ka përcjellë një letër falenderimi znj. Blattler për kontribut të shquar në mbështetje të artit e kulturës shqiptare në Diasporë. Krahas kësaj, me financimet e veta znj. Dhimojani Blattler ka kontribuar në botimin materialeve të ndryshme dedikuar personaliteteve të kinemasë shqiptare për fëmijë si p.sh librin me tregime “ Teto Xhano“, albumit „Xhanfise Keko, An albanian ëoman Film Director“. Po në lëmin e kluturës, znj. Blattler, gjatë vitit 2017, me financat e veta ka mbështetur realizimin e dokumentarit të artistit të merituar Mevlan Shanaj „Koha e pelikulës“. Gjate vitit 2018, në cilësinë e Producentes së Deleguar për kompaninë „Scandal Production and Distribution Film Company“ ka konkretizuar kontributin e saj përmes mbeldhjes së fondeve duke siguruar njëkohësisht sponsorizimin e qytetit të Bernës. Ajo sëbashku me bashkëshortin e saj dr. jur Stefan Blättler, kontribuan në ristrukturimin e disa filmave për fëmijë.
Zonja Dhimojani Bllattler me bashkëshortin e saj kanë dhënë një konbtribut të çmuar edhe për Bashkinë e qytetit të Himarës prej nga ajo ka origjinën. Ndihma ka konsistuar në logjistikë përmes furnizimit me mjete motore didaktike si dhe donacionin e dy Zjarrfikeseve për Bashkinë e Himarës duke garantuar punèsim pë 12 familje Himarjote, pa harruar donacionet destinuar për shkollën e Himarës dhe studentët e këtij qyteti. Kontributi i zonjës Dhimojani Blattler dhe bashkëshortit të saj Stefan ka konsistuar edhe në organizimin e financimit dhe mbështetjes për trainim në Zvicër të personelit të zjarrfikësve të bashkisë së Himarës dhe të punonjësve të Policisë.