Një gjykim kishte shkaktuar rrëmujë të vërtetë në Les Brenets të Zvicrës, afër kufirit francez. Dy fermerë u dënuan për neglizhencë nga pakujdesia dhe për mosdhënie të ndihmës të një punonjësi që e kishin angazhuar ilegalisht.
Këta fshatarë nuk abuzuan vetëm me shqetësimin financiar të punonjësit të tyre kosovar: Ata edhe e gënjyen drejtësinë zvicerane. Ky ishte përfundimi i gjykatësit Muriel Barrelet, president i Gjykatëës Rajonale në Montagnes dhe du Val-de-Ruz, shkraunte kohë më parë Arcinfo.
I punësuar në një fermë familjare për 16 muaj me radhë, nga një baba dhe djali i tij, nga viti 2015 deri në 2017, punëtori kosovar i fermës ka punuar deri në vjeshtë. ”Vrima në tavan, përmes së cilës ra punëtori, do të ishte dashur të bllokohej me një kapak, apo edhe të sigurohej nga një rrethojë“, vlerësoi gjykatësi.
Dy fshatarët që nuk e shpëtuan punonjësin e tyre morën dënime me burg prej 8 muajsh për babanë dhe 6 muaj për djalin, si dhe nga 180 mëditje pune gjobë, të gjithë të shoqëruar me një kusht prej dy vitesh. Ata secili do të duhet të paguajnë nga 2.000 franga gjobë dhe nga 6,000 franga shpenzime gjyqësore, informon Shtegu.com. Për tarifat e avokatëve do të duhet të paguajnë edhe 20,000 franga të tjera.
Sipas Arcinfo, prokurori Sarah Weingart tha në fjalën e saj përmbyllëse se „përfitimi i dobësisë së të huajve për t’i shfrytëzuar ata në fermë duke krijuar një klimë terrori ,është një praktikë e zakonshme“.
Pas këtij rasti që e konsideron veçanërisht serioz, Departamenti i Ekonomisë dhe Veprimit në Neuchâtel njoftoi forcimin e kontrolleve për të zbuluar situatat e abuzimit.
Autoritetet kujtojnë hyrjen në fuqi dy vite më parë të pagës minimale të Neuchâtel prej 17.02 franga në orë në sektorin bujqësor dhe vreshtari. Koha maksimale e punës është 52 orë në javë.
Në Brenets, nuk ishte rroga e punonjësit kosovar që diskutohej, por orët e tij: Përpos ushqimit e banimit, ai merrte 2 000 franga në muaj para në dorë, për një punë prej 14 orësh në ditë, 7 ditë gjatë javës, për 16 muaj me radhë. Pa një ditë të vetme pushimi.
„Nëse ankuesi i duronte këto kushte të papranueshme, kjo ka ndodhur sepse ai ishte në një pozitë të dobët, të izoluar në këtë fermë, me një familje që e ushqente jashtë vendit“, tha gjykatësi.
Punëdhënësit do të kërkohet të paraqesin të gjitha dokumentet mbështetës dhe të rregullojnë pagën në mënyrë retroaktive nga fillimi i kontratës, nëse paga është më e vogël se minimumi. Çdo vepër tjetër do të rezultojë me një kallëzim penal.

