Zvicerani dëshpërimisht kërkon të gjej një vend pune

Date:

Një pjesëmarrëse zvicerane e komunikacionit ka qenë duke shkuar në punë dhe gjatë rrugës ka hasur në një pamje jo të përditshme. Në të vërtetë, asaj i bie në sy një person i cili e kishte parkuar veturën e tij në një kënd të rrugës dhe prapa saj kishte vendosur një mbishkrim me të cilin kërkonte punë dëshpërimisht. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar:

„Gjatë rrugës për në punë në këtë mëngjes, e vura re këtë zotëri në anën e rrugës.

Në një bisedë të shkurtër takova një person shumë të motivuar i cili nuk dëshiron asgjë më shumë se një punë.

Në momente të tilla si kjo bëhet e qartë se sa mirë jeni …

Me pëlqimin e tij, tani e ndaj këtë postim (mendoj) shumë të këndshëm, duke shpresuar se do të mund ta ndihmoj këtë person në këtë mënyrë.

CV-ja e tij mund të kërkohet direkt nga unë!

Kush do të dëshironte t’i jepte këtij njeriu një shans dhe të ketë një punë të përhershme në Zvicër?

Kontaktoni me mua ose shikojeni foton!

Nuk kushton asgjë të jesh aty për njerëzit e tjerë dhe t’i dëgjosh ata.

Ndoshta një gjest i vogël mund të bëjë ndryshim për dikë!“, përfundon postimi i zviceranes, informon Shtegu.com.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...