Futbollisti shqiptar në Skoci që u shënoi gola ekipeve Celtic dhe Rangers

Date:

Futbollistit shqiptar nga Zvicra, Florian Kamberit, i cili luan për Hibernian Edinburgh, i ka pëlqyer mënyra që praktikohet në Premiershipin skocez.

Premiershipi skocez ngadalë po merr drejtimin e duhur. Janë edhe dhjetë raunde të tjera për të luajtur, para se të ketë ndarje në klasifikim. Gjashtë klubet më të mirë do të luftojnë për titullin dhe finalen europiane në një raund të thjeshtë, skuadrat nga vendi i shtatë deri në të dymbëdhjetë, kundër rënies. „Nuk duket keq për ne“, thotë Florian Kamberi. futbollisti shqiptar që po luan për Hibernian nga Edinburghi, të cilët janë gjashtë pikë përpara Kilmarnock.

Floriani kaloi në futbollin skocez dy vite më parë, falë ndërmjetësimit të ish-lojtarit të Aarau, Mark Fotheringham, duke marr pjesë dy herë në raundin e fundit me «Hibs». Dhe së shpejti e kuptoi se sa e rëndësishme është të jesh sipër apo poshtë vijës, pas 33 raundeve të ndeshjeve bazë, informon Shtegu.com. „Do të ishte vërtetë dëm të luanim katër herë me radhë kundër klubeve si St. Mirren ose Hamilton pas ndarjes në prill – në vend se të luajmë kundër Celtic ose Rangers“, thotë Florian Kamberi. „Për të shmangur këtë skenar, ne po punojmë shumë në çdo lojë deri në shkallën e ndarjes. Çdo rezultat mund të jetë vendimtar në zgjidhjen përfundimtare“, thotë më tej Floriani.

„Kjo është pikërisht arsyeja përse unë mendoj se kjo mënyrë është e mirë. Siguron presion pozitiv që nga fillimi dhe të gjithë janë shumë të motivuar që të gjenden ndër gjashtë të parët”.

Shtetasi i dyfishtë zvicerano-shqiptar, ka bërë një emër të mirë për veten e tij në Skoci. Pas një sezoni të vështirë në Karlsruher SC dhe gjysmë viti në GC pa asnjë mundësi për paraqitje, ai e filloi mirë me „Hibs“ që nga fillimi. Ai tashmë ka shënuar 30 gola në 83 ndeshje kampionale. „Futbolli i stresuar fizikisht më përshtatet“, thotë Kamberi. „Këtu asnjëherë nuk jam penduar“. Ai ka shënuar gola edhe kundër Celtic dhe Rangers dhe është në fokusin e klubeve të ndryshme. FC Basel gjithashtu e vëzhgoi vitin e kaluar. Kontrata e Florian Kamberit me „Hibs“ zgjat deri në vitin 2021. „Do të më realizohej një ëndërr e vërtetë, po të luaja në Angli“, thotë 24-vjeçari.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...