Në Zvicër gjendet një kufomë e futur në qese plastike

Date:

Një trup mashkulli është gjetur në Kirchberg SG të Zvicrës, të dielën pasdite. Ai ishte mbështjellë në një qese plastike dhe vendosur buzë pyllit.

Një kalimtar rasti e kishte zbuluar qesen me kufomë në afërsi të një pylli në Kirchberg SG, pasditen e së dielës. Markus Rutz, zëdhënës i mediave për Policinë e Kantonit St. Gallen, konfirmon zbulimin e një trupi mashkullor, shkruan “20 Minuten”, informon Shtegu.com. Kalimtari e kishte zbuluar qesen menjëherë pas orës 15.00 të pasdites. Meqenëse ajo I është dukur e çuditshme, ai njoftoi policinë, e cila më pas gjeti kufomën Brenda në te.

Një banor lokal i cili jeton vetëm disa qindra metra larg vendit, tha: „Mendova se kur ndonjë trup gjendet përpara pragut të derës, kjo mund të ndodhë vetëm në nëdonjë film krimi“. Ai nuk kishte qenë në shtëpi të dielën pasdite, por kur po kthehej, në vendngjarje pa shumë policë. „Mendova se kishte ndodhur ndonjë aksident“.

Një banore lokale thotë se ajo I kishte parë forcat e policisë dhe shkoi atje. Por policët nuk kishin dhënë asnjë informatë. Vetëm nga mediat ajo kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur.

Policia nuk mund të thotë akoma nëse është një krim i dhunshëm. Shkaku i vdekjes dhe identiteti i të panjohurit aktualisht janë nën hetime.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...