“Dauti Komerc” përmbyll me sukses vitin 2019

Date:

Kompania Dauti Komerc, ka përmbyllur vitin 2019 me një sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin e investimeve kapitale, po ashtu edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik. Me këtë rast në hapësirat e kësaj kompanie u organizua takimi i fundit, ku u shpalosën raportet dhe rezultatet e punës së kompanisë, me ç` rast të gjithë të punësuarit dhe stafi menaxhues që ishin pjesë e këtij procesi të prekin rezultatet e punës. Në këtë takim të fundit për këtë vit, bordi i drejtorëve ka prezantuar rezultatet financiare për vitin 2019 duke i karahasuar me ato të vitit të kaluar me ç` rast u regjistrua rritje në krahasim me vitin 2018.

“Duke marë parasysh mendimet dhe qëndrimet e të gjithëve në këtë shoqëri akcionare, ky vit që po shkon paraqet një vit me plotë sfida por edhe me rezultate mjaft të kënaqshme për gjithë kompaninë. Në këtë takim të fundvitit, përveç sukseseve dhe punës për vitin 2019, u prezantuan edhe planet afatgjate dhe aftashkurtëra për ndryshimet në asortimentin e produkteve si dhe politikat e funksionimit të kompanisë”,thuhet në kumtesën e kësaj kompanie. Gjatë këtij takimi gjithashtu theks i veçantë u vendos në strategjinë e funksionimit të kompanisë për përmirësimin e kushteve të punës, përforcimin me kuadro të reja si dhe rritjen e nivelit konkurent për vende të reja pune në treg.

Kompania Dauti Komerc, ka përmbyllur vitin 2019 me një sukses të jashtëzakonshëm me një rritje konstante në krahasim me vitin 2018,si dhe me disa investime kapitale në ritjen e kapaciteteve të saja në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...