Regjisori i njohur shqiptar përgatitë një film dokumentar mbi emigrantët e parë shqiptarë në Europë

Date:


„Dilema e vjetër në epoken e re”, titullohet filmi dokumentar që ëshë duke u realizuar në disa shtete europiane. Ky film flet mbi gjeneratën e parë të shqiptarëve që migruan për shkaqe te ndryshme, të cilët u larguan nga vendlindja me “ëndrrën” që të punojnë ca vite në mëgrim dhe pastaj të ndërtojnë një shtëpi ku do të jetonin të lumtur me të dashurit e tyre. Shumica prej tyre e realizuan këtë “ëndërr”, ndërtuan shtëpi të mëdha dhe të bukura, por nuk u kthyen kurrë për të jetuar aty. Ata që iken dikur, si dhe femijët e tyre por edhe nipërit, jo që nuk kthehen më por po ndërtojnë një “ëndërr” te re. Ata blejnë shtepi atje, ndërsa kanë blerë edhe vend për varreza.

Ndërkaq, regjisori Sabidin Aliu, profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës, shprehet me përplot entuziazëm për projektin: «Jam përpjekur të gjej personazhe që e pasqyrojnë realitetin dhe përmes tyre te përçoj mesazhin dhe drejtimin nga është duke shkuar një pjesë e mire e kombit. Besoj se brenda filmit shumëkush do ta shoh vetveten, si i ikur me kohë apo në proces. Kjo është “Dilema e vjeter në epokën e re”, perfundoi regjisori Aliu, për Shtegu.com.

Gjatë realizimit të filmit, për shkak të temës së ndjeshme, janë konsultuar edhe miku zviceran i shqiptarëve, Ueli Leunberger dhe imami i xhamisë në Ëill, Bekim Alimi. Premiera e filmit pritet të jepet nga muaji maj i vitit 2020. Filmi është financuar nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...