Pronari kosovar i restorantit të djegur në Zvicër shpallet i pafajshëm

Date:

Ish pronari kosovar i restorantit Untertor në Willisau të Zvicrës, ishte akuzuar se ia kishte vënë zjarrin lokalit të vet. Por sipas gjykatës, ai është i pafajshëm. Me këtë, çështja mbetet e pazgjidhur.

Ish pronari kosovar nuk mund të akuzohet për vënien e zjarrit në lokalin e vet: Gjykata Penale ka liruar 45-vjeçarin nga akuza për zjarrvënie dhe përpjekje të shumta eventuale për vrasje, shkruan «20 Minuten», përcjell Shtegu.com.

Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm. Mbi çfarë bazash Gjykata Penale e liroi pronarin nga Kosova, për akuzat për zjarrvënie dhe për vrasje të mbetur në tentativë, ende nuk dihet. Më 26 nëntor, i pandehuri e kishte mohuar zjarrvënien para gjykatës.

Menjëherë pas mesnatës më 15 janar 2016, Untertorit në qytetin e vjetër të Willisaut i kishin dalur flakët e zjarrit. Disa njerëz që jetonin në apartamentet sipër restorantit, nuk kanë mundur të arratisen për shkak të flakëve dhe duhej të shpëtoheshin nga zjarrfikësi me vinç. Hetimi zbuloi se mobiliet në restorant paraprakisht ishin lyer me benzinë dhe iu ishte vënë zjarri.

Për prokuroren, zjarrvënësi ishte vet pronari: Ajo u përpoq ta dëshmonte këtë me të dhënat e telefonit celular që do të vërtetonin praninë e të akuzuarit pranë vendit të krimit. Motivi për zjarrvënien supozonte se ishin problemet financiare të pronarit. Për të hequr qafe këto, ai rrezikoi në mënyrë të pamëshirshme jetën e të tjerëve dhe i vuri flakën restorantit, informon më tej Shtegu.com.

Në fakt, i akuzuari kishte bërë deklarata kontradiktore për vendndodhjen e tij natën që shpërtheu zjarri.

Vlefshmërinë e të dhënave të celularit, mbrojtësi i tij e mohoi në gjykatë. Prania e të akuzuarit në Ëillisau ose në vendin e zjarrit nuk u vërtetua. Edhe problemet financiare si motiv mbrojtësi nuk i pranoi, sepse i akuzuari me një zjarrvënës kishte shkatërruar „pikënisjen e mirë që ai e kishte arritur“.

Mbrojtësi e futi në lojë një autor të panjohur të zjarrvënies. Është e pakuptueshme përse prokurorja e ka përjashtuar një mundësi të tillë, tha ai. Mbi të gjitha, dera e restorantit ishte thyer dhe një dëshmitar kishte parë një person duke ikur.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...