Një shtetas kosovar (30) e ka humbur kontrollin mbi veturën e tij të llojit BMW, mbrëmjen e së enjtes në autostradën zvicerane A2. Vetura e tij është përplasur në barrierën e autostradës, por për fat të mirë, askush nuk është lënduar, shkruajnë mediat zvicerane, ërcjell Shtegu.com.
Natën e së enjtes, pak para orës 23:15, një shtetas kosovar (30) po qarkullonte me një BMW M6 në autostradën A2, në drejtim të Lucernit, në lokacionin Strengelbach AG. 30-vjeçari humbi kontrollin e veturës, e cila u përplas në barrierë dhe u ndak vetëm në korsinë e emergjencës.
Në këtë aksident nuk u lëndua askush, siç shkruan Policia Kantonale e Aargaus në një komunikatë. Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 100,000 franga zvicerane. Kosovari, i cili jeton në Kantonin e Lucernit, mbetet pa patentë shoferi, ndërsa përkohësisht i është konsfiskuar edhe BMW-ja.