Verimaqedonasi shkakton aksident të frikshëm në Zvicër (FOTO)

Date:

Një furgon që po lëvizte drejt Lenzburgut në Zvicër, është përplasur në një kamion në dalje të një kantieri, që po vinte nga ana e kundërt. Përse verimaqedonasi 43-vjeçar me venbanim në rrethinë doli në korsinë e kundërt, mbetet ende e paqartë.

Aksidenti ndodhi të mërkurën, 2 tetor 2019, pak para orës 09.00 në Lenzburg në kantierin e ndërtimit, në drejtim të Hendschikenit. Ai po vinte nga Lenzburgu, në drejtim të Hendschikenit, kur papritma del në korsinë e kundërt dhe e godet kamionin që po qarkullonte në mënyrë korrekte.

Drejtuesi i furgonit dhe bashkudhëtari I tij pësuan lëndime të lehta dhe është dashur të transportohen në spitalin më të afërt. Që të dy automjetet kanë pasuar dëme të mëdha. Furgoni është shkatërruar tërësisht, njofton policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Segmenti rrugor Lenzburg-Hendschiken ishte i mbyllur për trafik. Për rregullimin e trafikut u mobilizua brigada e zjarrfikësve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...