Policia zvicerane arreston tre verimaqedonas dhe tre serbë që po punonin ilegalisht

Date:

Të martën (01.10.2019), midis orës 7.45 dhe 12.00, u kontrolluan shtatë persona në Thal dhe Rorschacherberg të Zvicrës, gjashtë prej të cilëve ishin të punësuar pa leje pune. Tani punëtorët ilegalë do të dëbohen, ndërsa punëdhënësit u denoncuan në Prokurorinë publike të Kantonit St.Gallen.

Në Thal, nën jë kantier ndërtimi u zbuluan tre verimaqedonas të moshës 21-, 23- dhe 27-vjeçare, gjatë një kontrolli të punës dhe imigracionit, të cilët nuk kishin leje pune.Personat janë  arrestuar, noftojnë organet përkatëse zvicerane, përcjell Shtegu.com. Ata është dashur të depozitojnë një shumë të hollash prej disa qindar frangave zvicerane. Përveç kësaj, atyre do t`u ndalohet hyrja në Zvicër, përnjë periudhë të caktuar dhe do të dëbohen në vendin e tyre.

Pak kohë më vonë, Policia Kantonale e St.Gallen, në bashkëpunim me Zyrën e Ekonomisë dhe Punës së Kantonit të St.Gallen, arritën të kontrollojnë katër serbë në një kantier ndërtimi në Rorschacherberg, të cilët gjithashtu nuk kishin leje pune. Personat e moshës 27-, 29-, 32- dhe 62-vjeçare u arrestuan. 29-vjeçarit nuk i është konstatuar puna në kantier. Një ndalim hyrjeje iu shqiptua tre bashkatdhetarëve të tij dhe ata gjithashtu do të dëbohen në vendin e tyre.

 

Në të dy rastet, punëdhënësit janë denoncuar në Prokurorin Publik të Kantonit St.Gallen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...