Kastrioti, dëshmitar i një rasti të frikshëm në Zvicër (VIDEO)

Date:

02.10.2019

Në Uster të Zvicrës, një vozitëse ka mbetur midis barrierave të trenit. Disa sekonda më vonë, një tren kaloi atypari. Lexuesi shqiptar i “20 Minuten”, Kastriot N. (26) nga Usteri ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Kur ai po priste para një barriere të trenit që kalonte në Uster-West, ai vërejti një veturë BMW midis barrierave që tashmë ishin lëshuar poshtë. Ishte një grua e re që po qëndronte pranë veturës. „Ajo ishte në panik dhe shikonte përreth, në konfuzion të plotë“, thotë Kastrioti.

Ndërkohë, një tren po afrohej nga Usteri. „Gruaja po bënte me duar“, thotë më tej lexuesi shqiptar, transmeton Shtegu.com. Për fat të mirë, ajo e kishte parkuar veturën në binarët tjerë. „Por, po që se ndonjë tren do të kishte ardhur nga drejtimi tjetër, BMW tani do të ishte bërë grumbull“, tha Kastrioti. Kur barrierat sërish u ngritën lart, gruaja e re u fut në veturën e saj dhe u largua.

Policia është e vetëdijshme se në Uster shumë shpeshë vozitësit duan të kalojnë rrugën gjatë mbylljes së barrierave Komandanti Andreas Baumgartner thotë: „Që nga incidenti në janar, ne kemi forcuar kontrollet në vendkalimet hekurdhore”. Policia e qytetit Uster e ka marr parasysh videon e vozitësit të ri shqiptar dhe do të hetojë rastin. Ajo këshillon që në raste të tilla, menjëherë të telefonohet në numrin e urgjencëss së policisë 117. „Qendra operative e policisë kantonale pastaj koordinon rrjedhën e mëtejshme të veprimit me hekurudhat zvicerane SBB“, thotë Baumgartner. Do të ishte gjithashtu e dobishme nëse vëzhguesit i regjistrojnë autotargat e automjetit dhe ato ia transmetojnë policisë.

Incidenti i mbrëmshëm në Uster është i njohur edhe për SBB. „Por jo edhe identiteti i drejtuesit të veturës“, thotë zëdhënësi Reto Schärli. Incidente të tilla nuk ndodhin vetëm në Uster, por në të gjithë Zvicrën. „Kushdo që vepron si duhet dhe ndalet në sinjalet ndezëse ose mbylljen e barrierave përpara kalimit hekurudhor, nuk përfundon në një situatë të tillë kërcënuese për jetën“, thotë Schärli. „Por, nëse ju ndodhë, këshillohet fuqimisht që me veturë të shkatërrohet barriera. Dëmi i tillë është shumë më i vogël sesa kur bëhet fjalë për përplasje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...