Zaev-Mickoski në kërkim të zgjidhjes për Prokurorinë (Video)

Date:

Në takimin e nesërm në mbrëmje në Kuvend, mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit do të harmonizohen edhe ndryshimet e fundit të Ligjit për Prokurorinë Publike .Në tryezë do të jetë edhe fati i procedurave paraprake dhe lëndëve të ngritura pas afatit 18-mujor për ndjekje penale nga Prokuroria Speciale. Para takimit, secila nga palët i kristalizon qëndrimet mbi këtë Ligj, i cili duhet të miratohet me shumicë prej dy të tretave. Për LSDM-në është e pranueshme që Prokuroria Publike t’i marrë përsipër lëndët e PSP-së. Për partnerin e koalicionit BDI, zgjidhja ligjore është e mirë, por ka vërejtje se çfarë po ndodhë me letrën e Katica Janevës. Nga VMRO DPMNE-ja me të njëjtat vërejtje, por sot konfirmuan se edhe me amendament kanë kërkuar që Prokuroria e Joveskit t’i pranojnë lëndët e PSP-së. Së fundmi lideri i opozitës Mickoski tha se një zgjidhje e tillë do të shërbente për të bërë presion politik mbi opozitën.

Ne e shohim një letër ku ajo urdhëron që lëndët t’i dorëzohen prokurorisë Ruskoska. Me fjalë të tjera, për t’i mbajtur më të sigurta me qëllim që të mbahen frenat në duar për presione politike mbi opozitën .Që do të thotë nga njëra arkë e LSDM-së në arkën tjetër të LSDM-së ”-tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO DPMNE-së.

Edhe BDI-ja është e pakënaqur me vendimin e letrës së Janevës drejtuar Prokurorisë Publike për t’i marrë përsipër lëndët e PSP-së.

Ligjshmëria e një vendimi të marrë kur vendimmarrësi është në paraburgim, me dorëheqjen e tij paraprakisht dhe procedurë tashmë të filluar në Parlament për shkarkim, është një pikëpyetje e madhe”, thotë deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Kryeministri Zaev bëri thirrje që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet sa më shpejt që është e mundur. Ai thotë se 80 për qind e kërkesave të VMRO DPMNE-së janë të inkorporuara.

Unë jam i gatshëm, le të thotë edhe Mickoski, nëse ka nevojë edhe liderët e tjerë. Qëllimi është të gjejmë një zgjidhje, t’u ndihmojmë njerëzve kryesorë në grupet e punës negociuese, të gjejmë një zgjidhje”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Takimi i liderëve është planifikuar në format 1 + 4 ndërsa tema kryesore është Ligji për Prokurorinë Publike, i cili pritet të miratohet deri më 15 shtator./Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...