U zhvendos njëqind metra më larg në kanton tjetër, privohet nga e drejta për vizën C

103 Lexime

15:47:31           2019-09-09

 

 

Kërkesat e reja gjuhësore për marrjen e lejes së qëndrimit në Zvicër, kanë qenë të kobshme për një grua braziliane. Autoritetet nuk shmangen nga ligji i ri.

Ana Lucia (emër i sajuar) jeton në Zvicër për 10 vite, duke e ndarë jetën me bashkëshortin dhe djalin e tyre 9 muajsh, që të dy zviceranë, dhe flet fr.eëngjishten e përsosur. Ajo i plotëson të gjitha kushtet për të marrë një vizë C. Përveç njërit: Familja sapo është transferuar në fshatin gjermanishtfolës Ligerz, në Kantonin e Bernës, më pak se 100 metra larg territorit të qytetit frëngjishtfolës, La Neuveville. Dhe ajo është duke paguar çmimin për një ndryshim në Ligjin për të huajt, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Sepse tani, për të marrë dokumentin, i huaji duhet të jetë „në gjendje të komunikojë mirë në gjuhën zyrtare të vendbanimit“, duke u bazuar në Ligjin e votuar nga Parlamenti në vitin 2016 dhe i cili hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Nga ana tjetër, Ana Lucia nuk flet asnjë fjalë gjermanisht. Prandaj, Shërbimi i migracionit në Bernë e refuzoi kërkesën e saj. «Jam e zhgënjyer dhe e zemëruar. Ndjehem gjithnjë e më shumë e huaj. Sipas mendimit tim, këtu ekziston një pjesë e racizmit», thotë brazilianja. Unë ndjehesha shumë më mirë kur jetoja në Kantonin Neuchâtel“.

Autoritetet e Bernës nuk kanë bërë asnjë veprim të madh në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër, çështja thekson një trajtim arbitrar midis të huajve. Sepse shumë prej tyre i shpëtojnë këtyre kërkesave të reja gjuhësore, për shkak të marrëveshjeve të vjetra të firmosura nga Zvicra me 11 shtete europiane. „Shtetasve të këtyre vendeve nuk u kërkohet të dëshmojnë aftësitë e tyre gjuhësore“, konfirmon Sekretariati shtetëror për migracionin, informon Shtegu.com.

Një holandez, një danez apo një grek që nuk flet ndonjë gjuhë zyrtare zvicerane mund ta marrë vizën C edhe pa folur ndonjë gjuhë kombëtare. Një francez në Cyrih pa asnjë nocion zvicerano-gjerman do ta merrte atë gjithashtu. Ana Lucia tani është në dyshim nëse duhet të zhvendoset sërish në Neuchatel, apo të fillojë ta mësojë gjuhën gjermane, por edhe nëse do të vazhdojë të jetojë edhe më tej me vizën B?!, Këto pyetje i kishte parashtruar çifti në Shërbimin e migracionit të Bernës. „Ju i dhatë përgjigjet personalisht. Varet nga ju të vendosni se cilën rrugë dëshironi ta merrni“, i janë përgjigjur në këtë institucion.