Gazeta Blic: Këto janë lidhjet e fshehta mes Zaevit dhe Ramushit

Date:

 
2019-08-07
 

Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaev kanë punë dhe lidhje të afërta mes vete. Ky është titulli i ballinës së gazetës serbe “Blic”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

 

Kjo gazeta shkruan se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaevi kanë një bashkëpunim të ngushtë, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë shkrim gjithashtu theksohet se ata kanë krijuar fonde të zeza për ti paguar politikanët në Bruksel.

Shkrimi thekson se, Maqedonisë njëherë i janë dhuruar 2 milion euro për ti paguar disa politikanë grekë për të mos e penguar integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

“Marrëveshjet të cilat i kanë bërë Maqedonia dhe Kosova kanë të bëjnë edhe me ushtritë e të dy vendeve”, theksohet në shkrim.

Zaev në këtë shkrim akuzohet se është në koalicion të thellë me shqiptarët dhe ka shitur interesat e Maqedonisë Veriore. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...