Vapë përvëluese!Gushti gjithmonë është kështu.E bën tokën të duket një shkretëtirë. Larg nga Shkupi po të hedhësh vështrimin sheh një vend që është si gjithë të tjerët ,vetëm një avull prej nxëhtësie e mjegullon shikimin, është nga vapa.Por sot tre vite, atë pasdite në Hasanbeg nuk qe kështu.Shumë njerëz paradite jetuan ndërsa në mbrëmje ikën përgjithmonë nën kërcënimin e stuhisë dhe tragjedisë.
Toka kërkonte të merrte me vete shumë shpirtëra ndërsa qielli qe tërbuar.Shteti skishte vënë dorë në atë zonë dhe fatkeqësia i mblodhi të gjitha në një vend.Pastaj nisi moti i lig , nisi ajo apokalipsë , e paparë ndonjëherë.
Plot 23 jetë u shuan, mes rrënojave dhe njerëzve që nuk kuptonin cfarë po ndodhë , nisi beteja me tërbimin e motit.
Re të zeza mbuluan Hasanbegun, dicka që ndjellte fatkeqësinë më të madhe të parë nga syri i atyre njerëzve aty ndonjëherë.
Aty kishin cdo gjë, aty humbën gjithcka.Humbën dashuritë e tyre , humbën pronat , kujtimet, fëmijërinë.Kishte edhe fëmijë që nuk mundën të rriteshin.Erdhën në jetë dhe shkuan shpejtë.Por kishte edhe më keq.Ishte Elifi i vogël që nuk u gjet asnjëherë.Toka e fshehu atë në thellësitë e saj .Tjetra mbeti një peng i madh për të gjithë që e kërkuan kudo,kudo, natë e ditë, por…
Sot është 6 gushti i kujtimeve të trishta për Hasanbegun.Shumë njerëz akoma edhe sot nuk e kanë marrë veten.Shumë prej tyre jetojnë me kujtimet që vrasin, me mallëngjimin e asaj që panë dhe humbën .Toka përpiu cfarë gjeti, treti dashuri, shkatërroi ëndrrën e secilin njeri atje.