Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një botë me më shumë raketa ruse

Date:

2019-07-18
 
 

Kjo është serioze. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ka qenë i rëndësishëm për kontrollin e armëve për dekada të tëra dhe tani po shohim vdekjen e tij“, tha Stoltenberg në një intervistë për BBC-në.

“Duhet të jemi të përgatitur për një botë me më shumë raketa ruse”, shtoi ai.

Traktati i vitit 1987, i nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik, ka ndaluar raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme, transmeton rel.

Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në këtë traktat, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel atë.

Rusia i mohoi akuzat, por po ashtu e pezulloi pjesëmarrjen në traktat dhe njoftoi se ka plane për zhvillimin e sistemeve të reja të armëve.

Stoltenberg premtoi një përgjigje “të matur dhe mbrojtëse”, nëse Rusia nuk i kthehet zbatimit të traktatit deri në afatin e 2 gushtit./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...