“Katicës nuk i janë vendosur ende prangat. Ja kush po e mbronë”

Date:

2019-07-18
 

Opozita edhe njëherë theksoi se Katica Janeva duhet të jetë në paraburgim për rastin “Reket”.

 

VMRO-DPMNE beson se dy të dyshuarit që gjenden në paraburgim janë kamuflazh për të shpëtuar funksionarët e udhëheqjes së LSDM-së të cilët ishin pjesë e skemës së reketit dhe nuk kanë mundur të vepronin pa dijeninë e kryeministrit Zoran Zaev.

“Duhet të ketë një përgjigje se pse Katica Janevës i është marrë vetëm telefoni dhe është lënë të vazhdojë të drejtojë PSP-në? Pse, nëse ajo është e përfshirë në këtë rast, nuk ndërmerren masa parandaluese nga prokuroria, kur ajo mund të ndikojë drejtpërdrejtë te dëshmitarët në këtë rast, të përsërisë veprimin ose të arratiset? Nuk është në paraburgim Janeva vetëm se personalisht Zoran Zaev e mbron atë? “- u shpreh Blagica Llasovska, VMRO-DPMNE./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...