Zaev: Regjistrimi është në pajtim me standardet e Eurostat-it

Date:

Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë. Regjistrimi është në pajtim me standardet e Eurostat, informoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se në këtë temë është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me opozitën.

Ai shprehi bindje se javën e ardhshme, nëse është i lirë lideri i opozitës Hristian Mickovski, do të kenë takim, përkatësisht brifing për atë se çka duhet të bëhet dhe për vendimet e sjellura evropiane dhe pritjet  për lëvizjen për mbledhjen e qeverisë sonë dhe BE-së kur të hapen kapitujt 23 dhe 24.

“Do të bisedojmë edhe për regjistrimin, për ligjin për PSP-në, në të cilin është edhe problemi me të ardhmen e PSP-së. Besoj se do të bisedojmë edhe për Kodin zgjedhor, model, të formojmë grupe. Kemi periudhë mjaft të gjatë deri në zgjedhjet e rregullta në mënyrë që të përkushtohemi me profesionalizëm dhe t’i sendërtojmë rekomandimet e dhëna nga ODIHR. Do të bisedojmë sipas të gjitha gjasave edhe për çështje të tjera të cilat me siguri do t’i hapë edhe opozita. Duhet ta mbajmë dialogun të hapur dhe në takime të këtilla do t’i gjejmë zgjidhjet të cilat cilës do parti u paraqesin rezervë apo kujdes i caktuar”, deklaroi Zaev pas prezantimit të sotëm të laboratorit të ri mobil në Byronë për metrologji.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...