Aksidenti në Prishtinë, humb jetën një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Date:

09:52:57                 2019-06-22

 

 

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka vdekur nga vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Llapnasellë, në orët e hershme të mëngjesit.

Këtë e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënësja për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ajo tha se vdekjen e personit A.J. e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën”.

“Vdekjen e viktimës,  A.J mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikes së Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin”, tha Ahmeti. (KOHA.MK)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...