Konfiskohet mbi një ton kokainë në Rumani

Date:

Bukuresht, 26 mars – Autoritetet rumune sot kumtuan se i kanë konfiskuar mbi një ton kokainë me cilësi të lartë, e cila është fshehur në një anije e cila është përmbysur në lumin Danub, përcjellë KOHA.

Policia vlerëson se vlera e drogës së konfiskuar në tregun e narkotikëve është rreth 300 milionë euro.

Kryeprokurori në Drejtorinë rumune për Luftë Kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Feliks Banila deklaroi se policët e kanë gjetur kokainën më 22 mars pranë një anije të përmbysur në vendin Shën Gjorgji, në Rumaninë lindore. Ai shtoi se autoritetet lidhur me rastin i kanë arrestuar dy serbë.

Droga është gjetur disa ditë pasi policia ka zbuluar një paketë të ngjashme me kokainë në atë rajon, e cila ma siguri ka rënë nga kamioni.

Banila deklaroi se droga ka ardhur përmes detit dhe se ka kaluar përmes Rumanisë. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...