Haradinaj: S’ka paqe në Ballkan derisa Serbia nuk i pranon krimet e veta

51 Lexime

Prishtinë, 26 mars – Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj porositi sot se Ballkani nuk do të ketë paqe derisa Serbia nuk i pranon krimet që i ka kryer në rajon në vitet 90-ta, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, shkruan gazeta KOHA.

Haradinaj porosinë e drejtoi nga Krusha e Madhe, në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në këtë fshat dhe në Krushë të Vogël në afërsi të qytetit Rahovec, ku nga 25 deri më 27 mars të vitit 1999 forcat serbe i kanë vrarë 243 burra dhe djem, duke i lënë 140 të veja dhe 502 bonjakë, si dhe i dogjën 893 objekte private dhe publike. Përveç kësaj 64 shqiptarë rezultojnë të humbur, ndërsa numri i përgjithshëm i të humburve në gjithë Kosovën, shqiptarë dhe serbë është rreth 1.700.

Kryeministri kosovar në Përkujtimin në Krushë të Madhe tha se janë të paqarta deklaratat me të cilat krerët serbë e mohojnë realitetin për krimet e luftës.

“Në vitin 1999 ishte i drejtë vendimi i NATO-së që ta ndërpresë tragjedinë kosovare (…). I dëgjoj politikanët serbë se si i mohojnë krimet dhe dhimbjet tona. Ne kemi dhjetëra vende ku janë vrarë civilë të pafajshëm, nga shumë kombe dhe besime”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se është “e pakapshme që Serbia të kërkojë diçka si këmbim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”.

“Si është e mundur të mohohet Krusha…? Si është e mundur (Aleksandar) Vuçiq, (Ana) Brnabiq dhe (Ivica) Daçiq ta mohojnë të vërtetën? Si mendojnë t’i sjellin paqe Ballkanit? Ne edhe me këta të zhdukur shkonim në dialog dialog. Si është e mundur ata të kërkojnë nga Kosova të plotësojë disa kushte për të shkuar në dialog?, tha Haradinaj. /koha.mk