Qytetarët e Maqedonisë në Greqi vetëm me pasaportë, “fletët” e bardha shkuan në histori

Date:

Gjevgjeli, 21 shkurt – Fletët e bardha në të cilat deri dje policët kufitarë grekë na vendosnin vula për hyrje në vendin e tyre prej mbrëmë në mesnatë shkuan në histori, njofton Koha.

Zyrtarisht nga mesnata gjatë hyrjes në Greqi qytetarët tanë kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë e kalojnë vetëm me pasaporta në të cilat në dalje të vendit policët tanë kufitarë u vendosin vula në të cilën në gjuhën maqedonase, angleze dhe franceze shkruan se dokumenti është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa policët grekë për herë të parë vendosin vula në pasaporta.

Rregullat e reja nga Marrëveshja e Prespës shërbimet kufitare greke filluan t’i zbatojnë pas një jave pasi në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” u vendos tabela me emrin e ri kushtetues të vendit tonë.

Sipas paralajmërimeve, karta identiteti dhe dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues në vend do të fillojnë të jepen nga fundi i këtij viti. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...