Vozitësit e krisur, Enis G. dhe Afrim T. rrezikojnë deri në katër vite burg

Date:

11:31:36                2019-02-21

 

 

Të dy shtetasit kosovarë, Enis G. (27) dhe Afrim T. (30), me dy veturat e tyre – një Nissan GT-R dhe një BMë M4 , gjatë kësaj fundjave e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar prej 80 km/h në Vordemëald AG, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Tani ata mund të përballen me burg deri në katër vite.
Katër kilometrat e relacionit në mes të St. Urban LU dhe Vordemëald AG, është njëra nga rrugët më të njohura të vozitësve të krisur në Zvicër. Këtë e di edhe Policia e Kantonit të Aargaut. Në një kontroll të shpejtësisë, të dielën e kaluar, policia ndaloi dy vozitës të krisur: Një kosovar 27-vjeçar dhe një tjetër 30-vjeçar.
Sipas hulumtimeve të „Blick“, bëhet fjalë për garazhistin Enis G. (27) dhe instaluesii e ujit Afrim T. (30) nga kantoni i Bernës. Afrim T. ka një Nissan GT-R të bardhë. Enis G. sipas nënës së tij, disa muaj më parë kishte marr me „leasing“ një BMë M4 të zezë. Të dielën, kolegët organizuan një garë, përcjell Shtegu.com. Ata i shkëmbyen makinat e tyre. Kur u ndaluan nga policisë, Enis G. ka qenë i ulur në veturën Nissan të Afrim T., i cili nga ana e tjetër, po drejtonte BMë-në e shokut të tij.

Të dy kosovarët, në rrugën „Langenthalstrasse“ në Vordemëald kanë zhvilluar garë në mes vete, me ç`rast Enis G. ka arritur shpejtësinë prej 145 km/h, ndërsa për shokun e tij edne janë duke u zhvilluar hetime lidhur me shpejtësinë e arritur.

Enisi e ka tjekaluar shpejtësinë për 61 km/h më tepër dhe ndaj tij tashmë është hapur një hetim penal. Ai do të përballet me së paku një vit burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...