Thaçi: Nëse këtë vit nuk arrijmë marrëveshje me Serbinë, do ta destabilizojmë rajonin

Date:

Prishtinë, 20 shkurt – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se dialogu me Serbinë është i pashmangshëm dhe se është “koha të lihen anash armiqësitë, të cilat shkaktuan tragjedi në Kosovë”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Thaçi deklaratën e dha në konferencën me temë “Zëri i popullit për ‘finalen e madhe’ midis Kosovës dhe Serbisë”, që mbahet në kryeqytetin e Kosovës, në organizim të Institutit për Çështje Evropiane dhe Zhvillim (RIDEA).

“Nuk ka dyshim se nëse këtë vit nuk arrijmë marrëveshje do të hyjmë në një zonë të rrezikshme dhe destabilizim të rajonit. Nuk mund të kemi kufij më të mëdhenj se angazhimet dhe mesazhet e SHBA-së”, deklaroi Thaçi.

Në konferencën e RIDEA, në të cilën marrin pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, liderë partiakë dhe ekspertë nga jashtë, prezentohen rezultatet e një ankete të opinionit publik lidhur me dialogun në fazën finale të negociatave midis Kosovës dhe Serbisë./koha.mk/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...