Austri: Babai i pesë fëmijëve nga Maqedonia dënohet me tre vite burg

Date:

12:22:56                 2019-01-28

 

Për shkak të plaçkitjeve të rënda, një shtetas maqedonas 33 vjeçar është dashur të përgjigjet para trupit gjykues në Ried të Austrisë. Dyshohet se personi në fjalë ka kryer dhjetëra vjedhje. Aktgjykimi tashmë është përfundimtar.

Sipas prokurorit austriak Ernestine Heger, midis viteve 2009 dhe 2012 maqedonasi ka kryer gjithsej 34 vjedhje, duke përfshirë këtu Austrinë e Epërme dhe rrethinën e Salzburgut. Dëmi i përgjithshëm që është shkaktuar vlerësohet në më shumë se 300,000 euro. I akuzuari, një floktar i trajnuar, u arrestua në shtator të vitit 2018 dhe që atëherë ka qenë në paraburgim, në burgun e Riedit, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. „Akuzat janë pjesërisht të vërteta, por unë sigurisht nuk jam përgjegjës për të gjitha plaçkitjet. Për sa më kujtohet, mund të kenë qenë dhjetë deri në dymbëdhjetë plaçkitje“, ka deklaruar i pandehuri. Se ku pikërisht kishin ndodhur, ai nuk ka mundur të thotë. „Nuk e njoh mirë Austrinë e Epërme“, ka pohuar babai i pesë fëmijëve, i cili në mënyrë të përsëritur ka gjetur strehim te një bashkëpunëtor në afërsi të Riedit.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Josef Lautner, atë e dënoi me tre vite burgim të pakushtëzuar. Vendimi është i plotfuqishëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...