Ky përgatitës i picave është heroi që shpëtoi dy shqiptarë nga zjarri në Zvicër

Date:

01:14:58                   2018-01-28

 

 

 

Në një banesë në Schinznach-Bad të Zvicrës, mbrëmjen e së premtes ka shpërthyer një zjarr. Dy banuesit shqiptarë janë dërguar në spital pas problemeve me frymëmarrje. Por, furrëtari dhe fqinji Pehlül Korhan, e ka penguar më të keqen.

Pehlül Korhan do ta mbajë mend gjatë atë natë. Pronari 58-vjeçar ka qenë duke përgatitur pica mbrëmjen e së premtes, kur përnjëherë ka vërejtur që diçka nuk është në rregull: „Papritmas filloi të dilte tym kundërmues nga tualeti“, ka spjeguar përmes televizionit zviceran „TeleM1“, njofton Shtegu.com. Menjëherë iu bë e qartë se zjarri nuk mund të ishte nga lokali i tij. „Po që se digjet ndonjë picë, kundërmon ndryshe“, ka vazhduar më tej ai.

Zjarri kishte shpërthyer në një banesë në afërsi, ku kanë qenë duke banuar dy puntorë shqiptarë. Pronari i picerisë menjëherë e ka alarmuar ekipin e zjarrfikësve dhe vrapon për të shpëtuar banorët nga kati i parë i ndërtesës ku po digjej banesa.

„Që të dy shqiptarët është dashur të dërgohen në spital për probleme me frymëmarrje“, ka vazhduar më tej e punësuara Türkan Yüceer. „Ata nuk e kanë njohur gjuhën gjermane dhe nuk kanë mundur personalisht ta thirrin ekipin e zjarrfikësve“, rrëfen ajo. Që të dy shqiptarët të moshës 28 dhe 35-vjeçare është dashur të kontrollohen në spital.

Për pronarin Pehlül Korhan është e qartë: Po që se ai dhe të punësuarit e tij nuk do të kishin reaguar menjëherë, me siguri do të ketë pasur viktima, shkruan më tej „Aargauer Zeitung“. „Mendoj se tymi do t`i kishte helmuar“, ka spjeguar ai. Mundësia që ai i shpëtoi shqiptarët, e bënë krenar.

Mëngjesin e së dielës, dy shqiptarët pritet të dalin nga spitali. Hetuesit e shkaktimit të zjarreve dyshojnë se zjarrin e ka nxitur një kalorifer elektrik. Për momentin, banesa nuk është e banueshme, ndërsa dëmi material llogaritet në rreth 20.000 franga zvicerane. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...