Zvicra ashpërson kushtet për pension, ja rasti i kosovares që të lë pa mend

52 Lexime

13:30:39                   2018-01-28

 

 

 

Gruaja nga Kosova heshtë. Shikimi i saj është i fokusuar në dysheme para këmbëve të saj. „A keni edhe diçka për të thënë“, pyet gjykatësi i Gjykatës administrative. Ajo i ngritë supet dhe nuk flet. Asgjë më tepër. Të folurit i ndërmerr avokati i saj. Ai kërkon pension invalidor për kosovaren 56-vjeçare. Pasi kërkesa e saj ishte refuzuar, gjykatësit zviceranë tëni do të duhet të vendosin mbi ankesën e saj. Jeta ka luajtur shumë keq me zonjën, ka shprehur mendimin avokati para trupit gjykues. Ajo është e shkatërruar tërësisht dhe nuk mund të paramendohet që të punojë.

Sytë e kosovares qëndrojnë të ngulitura në dysheme përderisa avokati i saj rrëfen historinë e jetës së saj. Është e lindur në vitin 1961 në Kosovë, ka tre djem, lufta, bashkimi familjar në Zvicër, etj.

Por, edhe pas arratisjes nga lufta, gruaja kosovare nuk ka mundur ta gjejë qetësinë. „Ajo është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj dhe më vonë është lënë“, spjegon avokati. Pa ndonjë arsimim profesional, ajo është dashur t`i rritë tre djemt e saj e vetmuar. Megjithatë ajo nuk është dorëzuar duke punuar gjithnjë, për herë të fundit në një azil për të moshuar në Frauenfeld. Avokati i saj flet për ngarkesë masive të saj, për nënën që siguroi ekzistencën edhe si pastruese. Kjo ngarkesë ka nxitë edhe shkatërrimin e aftësive të punës, ka argumentuar avokati për të drejta juridike.

Ai ka shumë arsye përse klinetja e tij duhet të vlerësohet si pensioniste invalidore, shkruan „Tagblatt“, përcjellë Shtegu.com. Para Gjykatës ai ka paraqitur një listë të tërë të sëmundjeve të diagnostifikuara: „Artroza, astma, tumori malinj, kokëdhembje, marramendje, ankth“. Deri më tani, me kosovaren janë marrë neurologë, kirurgë dhe psikiatër. Por, autoritetet nuk e pranojnë se gruaja nuk është më e aftë për punë. Në seancën gjyqësore para Gjykatës administrative në St. Gallen mungon përfaqësuesi i sigurimit pensional invalidor.

Në diagnozat e mjekëve të cilët e kanë kontrolluar kosovaren, mendimet kanë qenë krejtësisht të ndryshme. „Kjo e bën çështjen edhe më të ndërlikuar“, pohon avokati. Ai ka akuzuar se nuk ka vendim të përgjithshëm mjekësor për klienten e tij. Vetëm gjatë qëndrimit në një institucion përkatës, ka mundur të dëshmohet një sqarim i detajuar, i cili përfshin edhe dallimet masive të performancës dita më ditë.

Përkufizimet trupore e psikike tani duhet të shqyrtohen sërish. Kërkesa e refuzuar për pension ivalidor nuk është argumentuar mjaftueshëm. Ai i cili shikon fotografitë klinike të klientes së tij, nuk mund të bëjë fjalë për aftësi pune. Këtu duhet përfshirë edhe historinë e arratisjes nga luffta, sigurimi i ekzistencës për tre fëmijët dhe pagesa e dobët.
Gruaja vazhdon të shikojë në dysheme dhe nuk ka çfarë të shtojë në argumentet e avokatit të saj. Gjykatësit nuk kanë dhënë ndonjë shenjë se duhet llogaritur në sigurim pensional invalidor. Ata, së paku duhet të rivlerësojnë edhe një herë rastin. Vendimi gjyqësor ende nuk është marrë. (Shtegu.com)