Policia zvicerane vret një plak tetëdhjetëvjeçar

Date:

Gjatë të dielës, në një shkëmbim zjarri me policinë zvicerane, ka humbur jetën një plak tetëdhjetëvjeçr, bëjnë të ditur mediet zvicerane. Pasi ai i pari kishte filluar të gjuajë në drejtim të policisë, ata ia kthejnë me të njëjtën monedhe duke e goditur në gjoks. Plaku ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Incidenti ka ndodhur në fshati Mission të kantonit Valis. Policia ishte alarmuar nga bashkëshortja e plakut, e cila kishte vërejtur sjellje të pazakonshme te burri i saj, thuhet në një deklaratë të prokurorisë publike, dhënë gjatë mbrëmjes së të dielës.
Pasi forcat e sigurisë kishin arritur në shtëpinë e çiftit të moshuar zviceran, plaku i kishte kërcënuar policët me një pistoletë. Të rrezikuar me jetë, ata u detyruan të fshihen. Rreth orës 22.00, kur në vendngjarje kishin ardhur edhe forcat speciale të policisë, plaku kishte filluar të hapë zjarr. Policia ia kthen me të shtëna, duke e goditur plakun me prejardhje nga kantoni Appenzell-Ausserrhoden, për vdekje. Nga ana e policsë nuk u lëndua askush.
Prokuroria ka filluar një hetim lidhur me shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...