9-vjeçari shqiptar enciklopedi e vërtetë (Video)

Date:

Të ftuar në “Ftesë në 5” së fundmi ishte një djalosh me aftësi të jashtëzakonshme në memorie. Ai quhet Anxhelo Yzeiraj dhe është vetëm 9 vjeç. Anxhelo shoqërohej nga e motra e tij Debora, 8 vjeç.

Anxhelo vërtetoi përmes një testi të realizuar në studio se ka një memorie të fortë, sidomos në ngjarje e informacione që lidhen me historinë dhe gjeografinë.

9-vjeçari iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që i drejtoi profesor Erald Kapri. Anxhelo tha me përpikmëri vitin e nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të ShBA-së e shumë data të tjera.

Vogëlushi tregoi se pjesën më të madhe të njohurive i ka përftuar duke lexuar e studiuar me ndihmën e prindërve. Anxhelo tregoi se një ndihmë të madhe ka dhënë i ati i cili ka qenë i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë./TCH

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...