REAGIM NDAJ SHKRIMEVE TENDENCIOZE TË PORTALIT SINJALI

118 Lexime

Përderisa Kosova po ballafaqohet me shumë probleme të natyrave të ndryshme, del një gazetaruc nga portali „Sinjali“ në Kosovë dhe publikon lajm që nuk ka të bëjë aspak me etikën njerëzoe, duke u marr me jetën private të një biznesmeni shqiptar nga Zvicra që ka një reputacion të hatashëm në Zvicër dhe më gjerë. Bëhet fjalë për Isni Jeminin, një gastronom i mirënjohur në gjithë kontinentin europian e më gjerë, i cili gjatë luftës në Kosovë nuk hezitoi të ndihmojë me qindra familje shqiptare dhe që vazhdon të ndihmojë në mënyrë anonime familjet shqiptare në nevojë, në Kosovë. I ashtuquajturi gazetaruc i portalit Sinjali, ka marr guximin të publikojë foto të Isni Jeminit me qëllime të ndyta, që t`ia njollojë jetën private dhe t` ia shkatërrojë karrierën një atdhetari të çiltërt e të sinqertë siç është Isni Jemini.

Nuk duhet përsëritur se Isniu ka bërë gjera grandioze kur është në pyetje çështja kombëtare, duke ndihmuar familjet në nevojë e duke punësuar me qindra të rinj të cilët me ndihmën e Isniut i ushqenin familjet e tyre në Kosovë e në Zvicër. Përkundër tentativave të ndyta e qëllimkëqija të gazetarucit, opinioni i gjerë është në përkrahje të Isniut, pasi shpirti i tij humanitar nuk mund të njolloset asnjëherë, duke i ditur të bëmat e tij në vepër.

Tentativat e ndokujt për të njollosur personalitetin e Isniut, në Zvicër dhe te shqiptarët janë pranuar si qesharake, primitive e keqdashëse, pasi ai është dhe do të mbetet një kolos dhe ambasador më i mirë i të gjitha trojeve shqiptare. Kërkojmë nga Këshilli i medfiave të shkruara të Kosovës që të hetohet rasti i publikimit të të dhënëve private të Isni Jeminit dhe marrja e masave përkatëse ndaj portalit „Sinjali“.

Një grup mërgimtareësh