Prindërit në koncert, foshnja në veturë

Date:

Të dielën në mbrëmje, në një vendparkim në Winterthur të Zvicrës, policia ka liruar nga vetura një foshnje njëvjeçare, e cila ka qenë e vetmuar në veturë. Prindërit kishin shkuar në koncert duke e lënë ate të mbyllur në veturë.

 

topelement

 

Pak pas orës 20.00, policia e Winterthurit e kishte pranuar një informatë se një foshnje ishte lënë në veturë, thuhet në një komunikatë të policisë gjatë të hënës. Policët e kishin gjetur foshnjen njëvjeçare në një vendparkim. Dyert dhe dritaret kanë qenë të mbyllura.

 

 

Për një kohë të shkurtër, policia kishte arritur të gjejë prindërit. Babai 34-vjeçar dhe e ëma 24-vjeçare kanë spjeguar se foshnja e tyre më në fund lishte fjetur, duke e lënë në veturë, ndërsa ata kishin shkuar në koncert. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal. Deri në lirimin e saj, foshnja ka qenë në veturë e vetmuar rreth një orë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...