Fëmija i lënduar kosovar në kërkim të vozitësit frikacak

43 Lexime

Ishte duke u kthyer me biçikletë me një shok për në shtëpi. Rrugës kishte dashur të blejë diçka për të ngrënë, por Hasanin trembëdhjetëvjeçar e godet një veturë, ndërsa vozitësi largohet pa gjurmë.
Hasan Mustafa (13) e mban kokën e tij me dorë. Ai është i shtrirë në një spital në Olten. Me tronditje të trurit dhe lëndime të tjera trupore.
Hasanin e goditi rëndë një veturë, ndërsa vozitësi si duket është një frikacak i vërtetë. Ai e la djaloshin e lënduar të shtrirë dhe u largua.
„Gjatë të shtunës mbrëma, ishim duke u kthyer nga një festë shkollore dhe dashta të blej diçka për të ngrënë“, rrëfen djaloshi për „Blick“. Rreth orës 19.15 në qytezën Niedergösgen SO, në një rrethqarkullim, së bashku me një shok tjetër, përplasen me një veturë, e cila vinte nga ana e djathtë e tyre.

„Sipas dëshmitarëve, djali im ka rrëshqitur dhjetë metra nga goditja“, rrëfen babai i vogëlushit Nimon Mustafa, i cili është i punësuar në një firmë farmaceutike.

Hasani kishte rënë me kokë për toke duke e humbur menjëherë vetëdijen. „Tëgjithë e kishin parë vozitësin se aspak nuk e kishte ngadalësuar veturën, por thjeshtë kishte vazhduar rrugën“, vazhdon më tej prindi. „Natyrisht se vozitësi ka pasur përparësi nga an e djathtë, por ne nuk e dimë se ç`ka ndodhur saktësisht“.

Hasani tashmë ka pasoja me kujtesën. „Nuk e di nëse ambulanca më ka dërguar në spital, apo çfarë ka ndodhur para aksidentit dhe disa orë më vonë“, thotë Hasani.

Aktualisht ka dhimbje të mëdha, ndërsa në trup ndjen një lodhje marramendëse. Infermierët e zgjojnë rregullisht nga gjumi, në mënyrë që të mos shkaktohet hemorragjia e trurit. „Ndjehem shumë keq dhe kam dhimbje të mëdha në kokë“, pohon pacienti ri.

Hasani dhe i ati shpresojnë se vozitësi do të zbulohet. „Një aksident mund t`i ndodhë çdokujt“, ka thënë babai. „Por, të largohesh nga vendi i ngjarjes, vërtetë është një akt çyçar. Besoj se vozitësi do të paraqitet vullnetarisht dhe do ta marrë përgjegjësinë“.

Policia zviceranë është në kërkim intensiv të vozitësit. Të gjithë ata të cilët rastësisht e kanë vëzhguar situatën, luten që të paraqiten te Policia kantonale e Solothurnit.

Babai i Hasanit dëshiron t`i paralajmërojë biçiklistët e tjerë: „Për fat të keq, biri im nuk kishte helmetë me vete. Për këtë është shumë me rëndësi dhe ju prferoj të gjithëve që të mbajnë helmeta“.

Ende nuk dihet nëse aksidenti ka lënë pasoja të përhershme te vogëlushi, pasi ai është ende i dobët për t`i përfunduar të gjitha kontrollet mjekësore.