10 të vdekur, rreth 30 të plagosur, autobusi nga Kosova aksidentohet në autostradën kroate

Date:

Të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar në një autobus me autotarga të Kosovës që mëngjesin e së dielës doli nga rruga në autostradën A3 pranë Slavonski Brodit, njoftoi policia e Brod-Posavinës

Rreth orës 06.20 të mëngjesit, policia kroate pranoi një informatë se një aksident trafiku kishte ndodhur në autostradën afër Slavonski Brodit, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, në të cilën ishte përplasur një autobus me autotarga të Kosovës.

Të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 30 persona u plagosën, sipas policisë, e cila po heton rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti i trafikut, transmeton portali Shtegu.

Autoklubi i Kroacisë raportoi se trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac në 211 + 450 km midis kryqëzimeve Slavonski Brod Perëndim dhe Slavonski Brod Lindje në drejtim të Lipovacit është ndërprerë dhe se automjetet po devijohen në rrugët anashkaluese.
Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq, dha një deklaratë nga vendi i aksidentit:

„Në orën 06:22 të mëngjesit, Departamenti i Policisë Brod-Posavina mori një raport se një autobus ishte aksidentuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u konstatua se bëhej fjalë për një autobus me autotarga të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 30 u dërguan në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion pasi të ketë përfunduar hetimi, tha Galiq. Ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa njerëz e kanë humbur jetën, por në kohën e dhënies së një deklarate nga Administrata e Policisë ata thanë se bëhet fjalë për të paktën dhjetë persona.

„Kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus“, tha Galiq.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen tani për tani. Gazeta „Jutarnji List“ zbulon jozyrtarisht se kishte dy shoferë në autobus, ata dyshohet se ishin zëvendësuar pasi ndaluan në Zagreb.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...