10 000 franga participim për njerëzit e pasur në Zvicër

45 Lexime

Shefi i Sigurimit Shëndetësor KPT, Thomas Harnischberg bën sugjerime radikale: Në funksion të rritjes së primeve, njerëzit e pasur duhet të paguajnë një participim prej 10 000 frangash. Përveç kësaj, numri i kompanive të sigurimit shëndetësor dhe spitaleve duhet të zvogëlohet, tha Harnischberg në një intervistë

Shefi i KPT-së, Thomas Harnischberg (61) dëshiron më shumë participim nga të pasurit. „Unë mendoj se dikush me të ardhura prej 500 000 apo edhe një milion frangash nuk do të kishte ndonjë pengesë për të participuar me 10 000 franga“, tha Harnischberg në një intervistë për „Le Temps“ të botuar të premten, transmeton portali Shtegu. Një masë e tillë do të reduktonte primet dhe do të ngarkonte më shumë të siguruarit me paga të larta, sipas kreut të kompanisë së sigurimeve shëndetësore të Bernës, i cili vetë fiton 520 000 franga në vit.

Kërkesa për më shumë zbritje për të ardhurat e larta vazhdon të jetë shqetësuese, por nuk është e re. Shefi i CSS, Philomena Colatrella (55) bëri thirrje për participimin prej 10 000 frangash në një intervistë me Sonntagsblick në vitin 2018. Propozimi madje tronditi politikanët borgjezë të shëndetësisë në atë kohë.

Përveç kësaj, numri i kompanive të sigurimit shëndetësor në Zvicër duhet të zvogëlohet, tha Harnischberg. Sot janë rreth 50. „Kjo është shumë“, thotë ai. “Tetë deri në dhjetë sigurime do të mjaftonin për Zvicrën”.

Megjithatë, një fond i unifikuar, siç kërkon e majta, nuk bëhet fjalë: “Monopolet nuk janë kurrë të mira. Është populizëm të besosh se një fond i tillë do të reduktonte kostot e kujdesit shëndetësor”, tha Harnischberg.

Sipas shefit të KPT-së, ka edhe shumë spitale: “Kemi gati 300 spitale akute. Është absurde që ka më shumë spitale në disa kantone sesa në një vend si Danimarka me gjashtë milionë banorë, që nuk ka më shumë se 20”.