Zvicra në pritje të apelit për ndihmë nga Maqedonia

109 Lexime

Ambasadorja e Serbisë në Bernë të Zvicrës, Snezhana Jankoviç ka kërkuar një takim urgjent me Federatën zvicerane për të tejkaluar krizën e refugjatëve në vendin e saj. Në ditët në vijim priten edhe apele për ndihmë nga vende të tjerë, shkruan gazeta zvicerane „NZZ am Sonntag“, përcjellë „Shtegu.com“.

 
Ambasadorja serbe në Bernë, Snezhana Jankoviç, ka kërkuar ndihmë nga Zvicra për ta tejkaluar krizën e refugjatëve në vendin e saj. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme zvicerane, lajm të cilin e konfirmon „NZZ am Sonntag“. Asaj i ka arritur një e-mail me lutje për një takim, i cili do të realizohet gjatë javës së ardhshme.

 

 

Zvicra është e gatshme t`i ndihmojë Serbisë me financa, duke llogaritur edhe mënyrën se si mund të përkrahen edhe organizatat humanitare në vendngjarje. Siç shkruan në vazhdim „NZZ am Sonntag“, në ditët në vijim pritet edhe një apel për ndihmë nga Maqedonia. Në kuadër të kësaj, bëhet fjalë për gjera ushqimore, financim të masave higjienike dhe mbrojtje të refugjatëve të goditur, në mënyrë të veçantë, të fëmijëve të vegjël.

 

 

Për masat humanitare në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, Sekretariati shtetëror zviceran për migrim ka rezervuar disa qindra mijëra franga zvicerane. Paraprakisht, Zvicra kishte marrë pjesë në ngritjen e një kampi refugjatësh në një qytet kufitar të Serbisë me një shumë prej rreth 40.000 frangash.